Kapitulli i besimit
Përgjigjja: Domethënia e saj është se Allahu i Madhërishëm e ka dërguar Muhammedin ﷺ përgëzues dhe qortues për njerëzimin mbarë.
Duhet:
- të përfillen urdhrat e tij
- t’i besohet fjalëve të tij
- të mos kundërshtohet, dhe
- të adhurohet Allahu sipas mësimeve dhe shpjegimeve të tij, pra të ndiqet suneti dhe të refuzohen risitë.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut...” [En-Nisa: 80] Gjithashtu thotë: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, 4. por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” [En-Nexhm: 3-4] Gjithashtu, Allahu i Madhërishëm thotë: "Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun." [El-Ahzab: 21]
Përgjigjja: Adhurimi (ar. ibadet) përmbledh çdo gjë që Allahu e pëlqen nga fjalët dhe veprat tona, fizike apo shpirtërore qofshin.
Fizike: të dukshme, si: përmendja e Zotit me gjuhë duke bërë tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), tekbir (duke thënë: Allahu ekber!), duke e falur namazin, duke kryer haxhillëkun etj.
Shpirtërore: të padukshme, të brendshme, si: tevekkuli (mbështetja në Allahun), frika, shpresa etj.
Përgjigjja: Teuhidi ka tri lloje: 1) Teuhidi Rububije, i cili përfshin besimin se vetëm Allahu është krijues, furnizues, sundues, posedues, udhëheqës dhe se askush tjetër pos Tij nuk ka kompetenca në këto dhe në gjëra të ngjashme me to.
Teuhidi i Uluhije, i cili nënkupton se vetëm Allahun duhet adhuruar dhe askënd tjetër pos Tij.
3) Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të Allahut i cili nënkupton besimin në emrat dhe cilësitë e Zotit të përmendura në Kuran dhe sunet, duke i ikur me këtë rast përngjasimit (temthilit), shtrembërimit (tahrifit), formësimit (tekjifit) dhe mohimit (ta’tilit).
Argument për këto tri lloje të Teuhidit kemi ajetin: "Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!" [Merjem: 65]
Përgjigjja: Mëkati më i madh është shirku ose idhujtaria.
Allahu i Madhërishëm thotë: "Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm." [En-Nisa: 48]
Përgjigjja: Shirku nënkupton t’ia kushtosh ndonjë adhurim (ibadet) dikujt tjetër pos Allahut.
Shirku është dy llojesh:
1) Shirku i madh, si p.sh. ta lusësh dikë pos Allahut, t’i biesh në sexhde dikujt pos Allahut, të therësh kurban për dikë pos Allahut.
2) Shirku i vogël, si p.sh. të betohesh në dikë tjetër pos Allahut, të vësh nuska apo hajmali për t’i larguar të këqijat, të shfaqësh paksa syfaqësi si p.sh. kur të vësh re se njerëzit janë duke të shikuar ti ta falësh namazin më mirë.
Përgjigjja:1. Besimi ka gjashtë shtylla: 1) Besimi në Allahun,
2) Besimi në melekët,
3) Besimi në libra
4) Besimi në pejgamberë,
5) Besimin në Ditën e Fundit, dhe
6) Besimin në paracaktimin e Allahut, kadanë dhe kaderin.
Argument për këtë kemi hadithin e njohur të Xhibrilit, të shënuar në koleksionin e haditheve të Muslimit, në të cilin qëndron se Xhibrili e ka pyetur Pejgamberin Muhammed ﷺ: “Më trego për besimin (imanin).” I Dërguari tha: “Besimi është të besosh në Allahun, në melekët, në librat e Tij, në të dërguarit, në Ditën e Fundit dhe të besosh në paracaktimin (kaderin), qoftë i mirë apo i keq.”
Përgjigjja: 1) Besimi në Allahun nënkupton:
- Besimin se Allahu është Ai që të ka krijuar dhe të furnizon, se Ai është Sunduesi, Pronari dhe Udhëheqësi i gjthçkaje që ka të bëjë me krijesat.
- Besimin se askush tjetër pos Allahut nuk adhurohet me meritë.
- Se Allahu është i madhi, i Lartësuari, se vetëm atij i takojnë falënderimi dhe mirënjohja, se Ai ka emrat dhe cilësitë e bukura e të përsosura dhe se Ai nuk ka shok dhe as të ngjashëm me Të.
2) Besimi në melekët nënkupton:
- Besimin se melekët janë të krijuar nga nuri – drita, janë krijuar për ta adhuruar Allahun dhe për t’iu nënshtruar plotësisht Atij.
- Besimin se në mesin e melekëve është dhe Xhibrili a.s., i cili ua sillte shpalljen hyjnore pejgamberëve.
Besimin në libra:
Bëhet fjalë për librat që Allahu ua shpalli pejgamberëve, si:
- Besimi në Kuranin, të cilin Allahu ia shpalli pejgamberit Muhammed ﷺ,
- Besimi në Inxhilin, të cilin Allahu ia shpalli Isait a.s.,
- Besimi në Teuratin, të cilin Allahu ia shpalli Musait a.s.,
- Besimi në Zeburin, të cilin Allahu ia shpalli Davudit a.s.
Besimi në suhufet apo fletushkat e Ibrahimit a.s. dhe të Musait a.s.
4) Besimi në pejgamberë:
Pejgamberët i ka dërguar Allahu te popujt e tyre për tua mësuar fenë dhe për t’i përgëzuar me Xhenet për punët e mira dhe për tua tërhequr vërejtjen që të largohen nga punët e këqija ndryshe mbarojnë në Xhehenem.
Pejgamberët më të mirë janë ata që quhen ulul-azm, e të cilët janë:
Nuhu ﷺ,
Ibrahimi ﷺ,
Musai ﷺ,
Isai ﷺ, dhe
Muhammedi ﷺ.
5) Besimi në Ditën e Fundit,
respektivisht besimi në atë që ndodh duke filluar me vdekjen, jetën në varreza, ditën e kiametit, ringjalljen, llogarinë dhe gjykimin për vendin përfundimtar që do ta ketë njeriu në bazë të besimit dhe veprave të bëra.
6) Besimin në paracaktimin e Allahut, në kader.
Kaderi nënkupton se Allahu di për çdo gjë që ndodh në këtë gjithësi, se Ai e ka shkruar atë më parë në Leuhi Mahfudh, se ajo ndodh për shkak se Ai do dhe se Ai e ka krijuar.
Allahu thotë: “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” [El-Kamer: 49]
Kaderi përfshin katër shkallë:
1. Dituria e Allahut, e cila përfshin diturinë paraprake, pra para ndodhjes së gjërave, por edhe pas ndodhjes së tyre.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: "Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje." [Lukman: 34]
2. Çdo gjë që ndodh është e shkruar në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë që ndodh apo që do të ndodhë është e shkruar më parë tek Allahui Lartësuar.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: "Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh)." [El-En’am: 59]
3. Çdo gjë ndodh me dëshirën e Allahut, pra nuk ndodh asgjë pa dëshirën e Tij.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: “Për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” [Et-Tekvir: 28-29]
4. Çdo gjë që ndodh është e krijuar nga Allahu, duke përfshirë qeniet, vetitë, lëvizjet dhe çdo gjë tjetër brenda tyre.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: “(...) ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!” [Es-Saffat: 96]
Përgjigjja: Çdo gjë që njerëzit e kanë shpikur në fe dhe që nuk ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit ﷺ dhe të shokëve të tij quhet bidat.
Bidatin nuk e pranojmë, përkundrazi, e refuzojmë.
Këtë e bëjmë duke u mbështetur në mësimin e Pejgamberit ﷺ: “Çdo bidat është humbje.” (Hadithin e shënon Ebu Davudi)
Shembull për bidatin mund të marrim shtesat që bëhen në fe, si p.sh. pastrimi i gjymtyrëve të turpit gjatë abdesit katër herë dhe manifestimi i mevludit, gjëra këto për të cilat nuk kemi asnjë mësim a shpjegime nga vetë Pejgamberi ﷺ.
Përgjigjja: El-velâ (miqësimi) domethënë: dashuria për besimtarët dhe përkrahja e tyre.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin...” [Et-Teube: 71]
Ndërsa, el-berâ (distancimi) nënkupton urrejtjen e jobesimtarëve dhe çdokujt tjetër që shfaq armiqësi ndaj besimtarëve.
Allahu i Madhërishëm thotë: "Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu, Një dhe i Vetëm.” [El-Mumtehine: 4]
Përgjigjja: 1) Kufri me fjalë bëhet ndodh duke sharë Zotin ose të dërguarin e Tij.
2) Kufri me vepër ndodh duke e përbuzur mus’hafin (Kuranin) ose duke i bërë sexhde dikujt tjetër pos Allahut.
3) Kufri në besim ndodh duke besuar se, pos Allahut, ka dhe të tjerë që meritojnë adhurimin apo që janë bashkëpjesëmarrës në krijim me Të.
Përgjigjja:
Nifaku është hipokrizia, e cila ndahet në dy lloje:
1) Nifaku i madh, i cili ndodh duke fshehur në zemër mosbesimin e duke e shfaqur publikisht besimin.
Ky lloj i nifakut e nxjerr njeriun nga besimi dhe konsiderohet kufër i madh.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” [En-Nisa: 145]
2) Nifaku i vogël,
i cili ndodh duke gënjyer, duke ikur nga premtimet, duke tradhtuar ose duke mos e çuar amanetin në vend.
Ky lloj i nifakut nuk të nxjerr nga feja, porse përbëhet nga mëkate për të cilat mund të dënohet besimtari.
Pejgamberi Muhammed ﷺ ka thënë: “Shenjat dalluese të munafikut janë tri: kur flet, gënjen, kur premton, nuk e mban premtimin, dhe, kur i lihet diç në amanet, tradhton.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Përgjigjja: Pejgamberi i fundit është Muhammedi ﷺ.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve...” [El-Ahzab: 40] I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: "Unë jam pejgamberi i fundit. Pas meje nuk ka pejgamber." (Hadithin e shënojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë)
Përgjigjja: Gjëra (dhe mundësi) të jashtëzakonshme - mrekulli, që Allahu ua dha pejgamberëve si dëshmi për vërtetësinë e misionit të tyre. Si muxhize, sa për ilustrim, do të përmendim:
- Çarjen e hënës për Pejgamberin Muhammed ﷺ, dhe
- Ndarjen e detit në dysh për Pejgamberin Musa a.s., që të kalonte ai ndërsa të fundosej më pas Faraoni.
Përgjigjja: Sahab quhet ai që e ka takuar Pejgamberin Muhammed ﷺ duke e besuar atë dhe duke vdekur si besimtar.
Ne i duam sahabët dhe e ndjekim rrugën e tyre, sepse janë njerëzit më të mirë që historia ka njohur pas pejgamberëve.
Të gjithë sahabët janë të mirë, porse si më të dalluar janë katër:
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!),
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!),
Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Përgjigjja: Me frikë nënkuptojmë frikën prej Allahut dhe prej dënimit të Tij.
Ndërsa me shpresë nënkuptojmë shpresën në shpërblimin e Allahut, në faljen dhe në mëshirën e Tij.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: "Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush." [El-Isra: 57] Gjithashtu: “Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti, 50. dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!” [El-Hixhr: 49-50]
Përgjigjja: Allah (الله): Zot, i adhuruar me të drejtë, askush pos Tij nuk meriton adhurimin.
Er-Rrab (الرب): Krijuesi, Pronari, Furnizuesi, Udhëheqësi.
Es-Semië (السميع): Ai, dëgjimi i të Cilit përfshin çdo gjë. Ai i dëgjon të gjithë zërat, sado që të jenë të ndryshëm e të shumtë.
El-Besir (البصير): Ai që sheh çdo gjë, qoftë e madhe, qoftë e vogël.
El-Alim (العليم): Allahu është Ai, dituria e të Cilit përfshin çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën, që ndodh tani dhe që do të ndodhë në të ardhmen.
Er-Rrahman (الرحمن): Ai, mëshira e të Cilit përfshin çdo krijesë të gjallë. Të gjithë njerëzit dhe të gjitha krijesat janë nën mëshirën e Tij.
Er-Rrazzak (الرزاق): Ai që furnizon të gjitha krijesat, njerëzit, xhinët dhe të gjitha kafshët.
El-Haj (الحي): I gjalli që nuk vdes, ndërsa çdokush tjetër pos Tij vdes.
El-Adhim (العظيم): Ai të Cilit i përket e tërë madhështia në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.
Përgjigjja: I duam, u referohemi, veçmas në kohë kritike, i lëvdojmë dhe i përmendim për të mirë, sikur që largohemi nga ata që i nëpërkëmbin emrat dhe nderin e dijetarëve.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...se Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.” [El-Muxhadele: 11]
Përgjigjja: Tevekkuli nënkupton të mbështetesh në Allahun për të përfituar ndonjë të mirë ose për të larguar ndonjë të keqe, duke i marrë paraprakisht shkaqet që na çojnë drejt realizimit të atyre të mirave ose drejt largimit të atyre të këqijave.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai...” [Et-Talak: 3]
Fjala "hasbuhu" që përmendet në ajet, domethënë: i mjafton.
Përgjigjja: E mira përfshin urdhrin për veprimin e çfarëdo vepre të mirë, ndërsa e keqja nënkupton ndalimin nga çfarëdo e keqe.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun...” [Al Imran: 110]
Përgjigjja: Ehlu sunet - ithtarë të sunetit janë ata që ndjekin rrugën e Pejgamberit ﷺ dhe të shokëve të tij, në fjalë, vepra dhe besim.
Ata janë quajtur me këtë emër për shkak se ndjekin rrugën e Pejgamberit ﷺ dhe i shmangen bidateve – risive në fe.
Xhemat: grup i bashkuar, janë quajtur kështu për shkak se janë të bashkuar rreth së vërtetës, jo të përçarë.