Kapitulli i dhikrit dhe duave
Përgjigjja: All-llãhumme lekel-ḥamdu Ente keseutenĩhi, es’eluke min ḣajrihi ue ḣajri ma ṣuni’a lehu, ue e’ũdhu bike min sherrihi ue sherri mã ṣuni’a lehu.
(O Allah! Ty të takon lavdia! Ti më bëre rrizk këtë veshje. Të kërkoj të ma bësh të dobishme dhe të më mundësosh përdorimin e saj në të mirën për të cilën është prodhuar! Kërkoj të më mbrosh nga sherri i saj dhe nga përdorimi i saj për gjynahe!). (Hadithin e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Përgjigjja: “Eshhedu en la ilahe il-la Allah, vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu!”
“Dëshmoj se nuk ka zot (të adhuruar me të drejtë e meritë) përveç Allahut, që është i vetëm e nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: Duhet të dërgojmë salavate mbi Pejgamberin ﷺ. (Hadithin e shënon Muslimi) All-llãhumme rabbe hãdhihid-da’uetit-tãmmeh, ueṣ-ṣalãtil ḳãimeh, ãti Muḥammedenil uesĩlete uel faḍĩlete, ueb’athhu meḳãmen maḥmũden el-ledhĩ ue’adtehu.
(O Allah! Zoti i kësaj thirrjeje të përkryer e të pandryshueshme dhe i namazit që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n (pozitën më të lartë në Xhenet) dhe Fadile-n (gradën e epërsisë ndaj të tëra krijesave) dhe ngrije atë në vendin e lavdishëm.) (Hadithin e shënon Buhariu)
Ndërmjet ezanit dhe ikametit lutesh sepse lutja në këtë periudhë nuk refuzohet.
Përgjigjja: Fillimisht e lexon ajetul kursinë: "Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!" [El-Bekare: 255] Lexoj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! 1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! 2. Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. 3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. 4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Të!” Këtë e themi tri herë. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! 1. Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, 2. që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar 3. dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri 4. dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) 5. dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” Këtë e themi tri herë. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! 1. Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, 2. Sundimtari i njerëzve, 3. i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, 4. nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) 5. e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, 6. (qoftë ai djall) prej xhinëve apo njerëzve!” Këtë e themi tri herë. O Allah! Ti je Zoti im! Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt! Unë do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë, sa të mundem! Kërkoj që të më mbrosh kundrejt të keqes që vjen si pasojë e asaj që kam bërë! Të jam mirënjohës për të gjitha mirësitë që më ke bërë dhe jam i vetëdijshëm për gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse, në të vërtetë, gjynahet i fal vetëm Ti!...” (Hadithin e shënon Buhariu)
Përgjigjja: “Kur dikush të teshtijë, le të thotë: “Elhamdulilah! (Falënderimi i takon Allahut!)”,
kurse vëllai apo shoku le t’i thotë: “Jerhamukallah! (Allahu të mëshiroftë!).” E kur t’i thotë atij: “Allahu të mëshiroftë!”,
atëherë ky le t’ia kthejë: “Jehdikumullahu ve juslih balekum! (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!)” (Hadithin e shënon Buhariu)
Përgjigjja: Kur Profeti ﷺ hipte në kafshën me të cilën udhëtonte, thoshte tri herë Allahu ekber!, pastaj lutej: (Subhaneledhi sehare lena hadha ve ma kuna lehu mukrinin ve ina ila Rabina le munkalibun.)
“I Lartëmadhëruar është Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. Ne, me të vërtetë, te Zoti ynë do të kthehemi.”
(Elhamdulilah, elhamdulilah, elhamdulilah! Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber! Subhaneke Allahumme inni dhalemtu nefsi fagfir li, fe innehu la jegfiru edh-dhunube il-la Ente)
“Falënderimi i përket vetëm Allahut, Falënderimi i përket vetëm Allahut, Falënderimi i përket vetëm Allahut. Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi. I Lartësuar je Ti, o Allah. Unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, prandaj më fal, sepse askush përveç Teje nuk mund të m'i falë gjynahet.” (Hadithin e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmdihiu)
Përgjigjja: (All-llahume inni eseluke fi seferi hadha el birra vet-takva ve minel-ameli ma terda, All-llahume hevvin alejna seferena hadha uetui ana budeh, All-llahume entes-sahibu fis sefer vel halifetu fil-ehl, All-llahume inni eudhu bike min uathais-sefer ve keabetil-mendhar ve suil-munkalebi fil-mali vel-ehli.)“O Zoti im, të lus, që në këtë udhëtim të na mundësosh të bëjmë mirësi dhe të jemi të devotshëm, të bëjmë vepra, me të cilat Ti je i kënaqur. O Zoti ynë, na e lehtëso udhëtimin dhe na e bëj të rehatshme rrugën. O Zoti ynë, Ti je shoqërues në udhëtim dhe mbrojtës i familjes sonë. O Zoti im, kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit dhe nga kënaqësitë e tij, nga shikimet qëllimkëqija dhe nga telashet me pasuri dhe familje.”
Ndërkaq, kur kthehej nga udhëtimi, shtonte:
(Ajibune taibune abidune, li Rabina hamidune).
“U kthyem me pendim e përkushtim dhe duke i shprehur falënderime Zotit tonë.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: (La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike lehu, lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu, juhji ve jumit ve huve Hajjun le jemut, bijedihil-hajru ve Huve ala kul-li shej’in kadir).“Askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në Tokë). Vetëm Atij i përket falënderimi. Ai i vdes (njerëzit) dhe i ringjall ata (Ditën e Tubimit të Madh). Ai është i Gjallë e i Pavdekshëm. Në dorën e Tij janë të gjitha të mirat. Ai është i Plotfuqishëm mbi gjithçka.” (Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)
Përgjigjja: Muslimani thotë: Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu! (Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!)
Kurse ai që e ka marrë selamin e kthen duke thënë: Ve-alejkumus-selam ve rahmetullahi ve berekatuhu (Edhe mbi ju qofshin paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut!) (Hadithin e shënojnë Tirmidhiu, Ebu Davudi e të tjerë)
Përgjigjja: “Kur dikush prej jush sheh ndonjë njeri të sprovuar, le të thotë:
(Elhamdulilahi el-ledhi afani mimma ibtelake bihi ve feddaleni ala kethirin mimmen haleka tefdilen)
“Falënderimi i takon Allahut, që nuk më ka sprovuar me atë që të ka sprovuar dhe që më ka dalluar me të mira prej shumë krijesave të Tij.” (Hadithin e shënon Tirmidhiu)
Përgjigjja: (Allahumme sal-li ala Muhammedin ve ala áli Muhammed, kema sal-lejte alá Ibrahíme ve alá áli Ibrahím, inneke Hamídun Mexhíd. Allahumme barik alá Muhammedin ve alá áli Muhammed kema barekte ala Ibrahíme ve alá áli Ibrahím, inneke Hamídun Mexhíd)
“O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar. O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)