Kapitulli i moralit
Përgjigjja: Ihsani nënkupton nga njëra anë ta kesh në mendje faktin se Allahu të sheh vazhdimisht dhe, nga ana tjetër, të sillesh mirë me krijesat.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Shembuj të ihsanit:
- Në adhurim: sinqeriteti.
- Në raport me prindërit: mirësjellja dhe edukata në të folur e të vepruar.
- Mirësjellja me të afërmit dhe farefisin.
- Mirësjellja me fqinjët.
- Mirësjellja me jetimët dhe skamnorët.
- Mirësjellja me atë që të ka bërë keq.
- Të folurit e kujdesshëm dhe me elegancë.
- Debati dashamirës.
- Trajtimi i mëshirshëm i kafshëve etj.
Përgjigjja:
1) Amaneti i përkujdesjes për të drejtat e Allahut të Lartësuar.
- Shembuj për të janë: falja me rregull e pesë kohëve të namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, haxhillëku e detyra të tjera që Allahu na i obligoi.
2) Amaneti i përkujdesjes për të drejtat e krijesave.
- Kjo ndodh duke ua ruajtur nderin,
pasurinë,
gjakun,
sekretet dhe çdo gjë që e kanë lënë amanet tek ti.
Allahu i Lartësuar duke përshkruar besimtarët e shpëtuar thotë: "të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra." [Mu’minunë: 8]
Përgjigjja: Është ta thuash të vërtetën dhe ta përshkruar realitetin ashtu siç është.
Shembuj të këtij morali janë:
- Tua thuash njerëzve të vërtetën.
- Të respektosh oraret.
- Të jesh i drejtë në çdo fjalë e vepër.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtetësia çon në mirësi (të shumtë e të vazhdueshme), kurse mirësia çon në xhenet. Dhe një njeri vazhdon të thotë të vërtetën derisa të shkruhet (tek Allahu) si njeri i vërtetë...” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Përgjigjja: Gënjeshtra, e cila është e kundërta e së vërtetës dhe e cila manifestohet duke i gënjyer njerëzit, duke mos iu përgjigjur orareve dhe duke dëshmuar rrejshëm.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “...Gënjeshtra çon në ligësi, e ligësia çon në xhehenem. Njeriu do të vazhdojë së gënjyeri dhe së tepruari me gënjeshtra derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar i madh.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Po kështu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shenjat dalluese të hipokritit janë tri: kur flet, gënjen, kur premton, nuk e mban premtimin, dhe, kur t’i lihet diç në amanet, tradhton.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Përgjigjja: 1) Durimi në raport me adhurimin.
2) Durimi kundrejt mëkateve.
3) Durimi ndaj caktimeve të Allahut të Lartësuar.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...Allahu i do të duruarit.” [Al Imran: 146] Po kështu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Madhështore është kjo puna e besimtarit! Çfarëdo që i ndodh është në të mirë të tij, dhe kjo është vetëm për besimtarin. Nëse i ndodh diçka e gëzueshme, falënderon, gjë që është mirë për të, nëse i ndodh diçka e keqe, duron, gjë që është mirë për të.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: Është mosdurimi; mosdurimi në raport me adhurimet, mosdurimi ndaj mëkateve dhe mospajtimi me caktimet e Allahut duke u shprehur keq me fjalë e veprime.
Forma se si manifestohet ky moral i keq janë:
- Dëshirimi i vdekjes.
- Goditja e vetvetes.
- Shqyerja e rrobave.
- Kapja e flokëve.
- Lutja kundër vetvetes.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shpërblimi i madh vjen nga sprova e madhe, dhe, kur Allahu t’i dojë disa njerëz, i sprovon. Kështu, kush pajton me sprovën, do të fitojë kënaqësinë, e kush shfaq pezëm e pakënaqësi, do të ketë hidhërim!” (Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)
Përgjigjja: Morali i bashkëpunimit është që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin në të vërtetën dhe në punë të mira e të hajrit.
Bashkëpunimi mund të ndodhë në disa forma, si:
- Përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave.
- Largimin e padrejtësisë.
- Përmbushjen e nevojave të të varfërve.
- Bashkëpunimin për çfarëdo të mire.
- Mosbashkëpunimin për gjëra të cilat në esencë janë mëkat.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!...” [El-Maide: 2] Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari për besimtarin është sikur godina, pjesët e së cilës mbajnë njëra-tjetrën.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Po kështu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi dhe as nuk e dorëzon te ndonjë i padrejtë. Kush është në shërbim të vëllait, Allahu do të jetë në shërbim të tij; kush ia largon muslimanit një brengë, Allahu do t’ia largojë atij një brengë nga brengat e ditës së kiametit, dhe kush e mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë në ditën e kiametit.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Përgjigjja: - Turpi nga Allahu që shfaqet duke mos i bërë mëkat.
- Turpi nga njerëzit që manifestohet, përveç tjerash, duke braktisur fjalët e ndyra dhe duke shmangur veshjet që zbulojnë pjesët e turpshme të trupit.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia 'la ilahe il-la Allah', ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: - Mëshira me të moshuarit dhe nderimi i tyre.
- Mëshira me të vegjlit dhe fëmijët.
- Mëshira me të varfrit dhe nevojtarët.
- Mëshira me kafshët duke i ushqyer, duke mos i ngarkuar së tepërmi dhe duke mos i keqtrajtuar.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I sheh besimtarët, sa i përket mëshirës, dashurisë dhe mirësjelljes së ndërsjellë ndërmjet tyre, të ngjashëm me një trup, një gjymtyrë e të cilit nëse nuk do të ndihej mirë, i tërë trupi do të mbetej pa gjumë e me ethe.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Po kështu ka thënë: “Të mëshirshmit i mëshiron Mëshiruesi. Mëshironi këta që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.” (Hadithin e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Përgjigjja: - Dashuria për Allahun e Lartësuar.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre)...” [El-Bekare: 165]
- Dashuria për Pejgamberin ﷺ.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.” (Hadithin e shënon Buhariu)
Dashuria për besimtarët, duke ua dashur të mirën siç e do për vete.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Asnjëri prej jush nuk beson (plotësisht) derisa t'ia dojë vëllait të tij atë që ia do vetes." (Hadithin e shënon Buhariu)
Përgjigjja: Është buzëqeshja dhe shfaqja e gëzimit, haresë, butësisë dhe dashurisë me rastin e takimit me njerëz.
Është e kundërta e mrroljes, e cila i bën njerëzit të ikin e të neveriten.
Përkitazi me këtë janë transmetuar hadithe, siç është hadithi që e përcjell sahabiu i nderuar, Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili thotë se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Mos nënvlerëso asnjë vepër të mirë që mund ta bësh, qoftë edhe ta takosh vëllain duke i buzëqeshur.” (Hadithin e shënon Muslimi) I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: “T’i buzëqeshësh vëllait, është sadaka (lëmoshë).” (Hadithin e shënon Tirmidhiu)
Përgjigjja: Të dëshirosh që tjetri të mbetet pa mirësi ose të ndihesh keq e në siklet pse tjetri posedon mirësi.
Allahu i Lartësuar thotë: “dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” [El-Felek: 5]
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe mos garoni me njëri-tjetrin, por jini vëllezër, ashtu siç ju ka hije, o robër të Allahut!” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Përgjigjja: Është tallje me vëllain dhe përulja e nënçmimi i tij, vepër kjo e ndaluar.
Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës." [El-Huxhuratë: 11]
Përgjigjja: Është që njeriu të mos e sheh veten më lart se të tjerët, të mos i nënçmojë ata dhe të mos e refuzojë të vërtetën.
Allahu i Lartësuar thotë: “Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë...” [El-Furkan: 63] Pra, tregohen modestë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ndodh që dikush të shfaqet modest për hir të Allahut e që Allahu të mos e lartësojë atë.” (Hadithin e shënon Muslimi) Po kështu ka thënë: “Allahu më shpalli që të bëhemi modestë, në mënyrë që askush të mos i mburret askujt dhe as të mos i bëjë padrejtësi askush askujt.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: - Mendjemadhësia ndaj së vërtetës që nënkupton refuzimin e saj dhe mospranimin.
- Mendjemadhësia ndaj njerëzve, që nënkupton nënçmimin dhe përbuzjen e tyre.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në xhenet nuk do të hyjë ai që në zemrën e tij ka qoftë edhe një grimcë mendjemadhësie. Një njeri pyeti: Por njeriu ka dëshirë që ta ketë rrobën e mirë dhe këpucët e mira (pra, a është kjo mendjemadhësi)?! Pejgamberi ﷺ tha: Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është ta refuzosh të vërtetën dhe t’i nënçmosh njerëzit.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Refuzimi i së vërtetës: mospranimi i saj.
Nënçmimi i njerëzve: përbuzja e tyre.
Rroba e bukur dhe këpucët e mira nuk bëjnë pjesë në mendjemadhësi.
Përgjigjja: - Mashtrimi në shitblerje duke fshehur të metat e artikullit apo gjësendit që shitet.
Mashtrimi në dije, siç bëjnë p.sh., nxënësit dhe studentët në provime.
- Mashtrimi në fjalë duke shpifur apo gënjyer.
- Mospërmbushja e asaj për të cilën ke dhënë premtim dhe je marrë vesh me njerëz për të.
Sa i përket ndalesës së mashtrimit, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një grumbulli ushqimi (në treg). Futi dorën në të dhe gishtat i prekën në lagështi, andaj tha: “Ç'është kjo, o pronari i ushqimit?”
- "E ka zënë shiu, o i Dërguari i Allahut," - iu përgjigj ai.
I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Përse nuk e ke vendosur sipër që ta shohin njerëzit?! Ai që mashtron nuk është prej meje.” (Hadithin e shënon Muslimi)
Fjala 'subrah' që përmendet në hadith, domethënë: grumbull ushqimi.
Përgjigjja: Përgojimi është të thuash për vëllanë tënd diçka që ai e urren, kur ai nuk është i pranishëm.
Allahu i Madhërishëm thotë: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” [El-Huxhurat: 12]
Përgjigjja: Është përtesa për të bërë vepra të mira dhe për të përmbushur detyrat dhe obligimet që ka njeriu.
Pjesë e saj është edhe përtacia për të kryer detyrimet fetare.
Allahu i Lartësuar thotë: "Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak." [En-Nisa: 142]
Besimtari duhet ta lërë përtacinë dhe të çohet e të angazhohet fort që ta fitojë kënaqësinë e Allahut.
Përgjigjja: - Zemërimi i lëvduar i cili shfaqet kur shkelen normat e fesë së Allahut.
- Zemërimi i përbuzur, i cili për motiv ka gjëra të tjera, të parëndësishme, të cilat e shtyjnë njeriun drejt fjalëve dhe veprave të pahijshme.
Si ta largojmë zemërimin?
- Marrim abdes.
- Nëse jemi në këmbë, ulemi, e nëse jemi ulur, shtrihemi.
- Duke iu përmbajtur këshillës profetike: “Mos u zemëro!”
- Të mësohemi tapërmbajmë veten.
- Të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga djalli i mallkuar.
- Të heshtim.
Përgjigjja: Është përpjekja për t’i zbuluar njerëzit dhe për t'ua bërë publike të metat e gabimet.
Forma të ndaluara të përgjimit:
- Përpjekja për t’i parë se çfarë bëjnë njerëzit në shtëpitë e tyre.
- Dëgjimi i bisedës së njerëzve pa lejen dhe dijeninë e tyre.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...Mos e përgjoni njëri-tjetrin...” [El-Huxhurat: 12]
Përgjigjja: Teprimi në shpenzim është shpenzimi i padrejtë i pasurisë.
E kundërta e saj është koprracia.
Ndërsa bujaria është gjëja e duhur, e cila është në mes.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes.” [El-Furkan: 67]
Përgjigjja: Frika është të kesh frikë nga gjërat prej të cilave nuk duhet të kesh frikë,
si p.sh.: frika nga thënia e së vërtetës, ndalimit të së keqes etj.
Ndërsa guximi është t’i qasesh të vërtetës për t’i mbrojtur fenë dhe besimtarët.
Pejgamberi ﷺ lutej kundër frikës e thoshte: “Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga frika...” Po kështu ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, edhe pse që të dy janë të mirë...” (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: Mallkimi, sharja dhe shprehjet e këqija,
si p.sh. t’i drejtohesh dikujt: “o gomar!” etj.
Këtu përfshihen edhe shprehje të tjera të turpshme.
Pejgamberi ﷺ na ka ndaluar nga fjalët e tilla, duke thënë: “Besimtari nuk është fyes, as mallkues, as i pandershëm e as fjalëndyrë.” (Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)
Përgjigjja: - Duaja që Allahu të të begatojë me moral të mirë dhe të të ndihmojë për përvetësimin e tij.
- Sjellja ndërmend se Allahu të sheh, të dëgjon dhe di çdo gjë që vepron ti.
- Kujtimi i shpërblimit të madh për moralin e mirë dhe se ai është shkak për hyrjen në xhenet.
- Sjellja ndër mend e pasojave të moralit të keq dhe se ai është shkak për përfundim në zjarr të xhehenemit.
- Morali i mirë e tërheq dashurinë e Allahut dhe dashurinë e krijesave, sikurse që morali i keq e tërheq urrejtjen e Allahut dhe urrejtjen e krijesave.
- Leximi i biografisë së Pejgamberit ﷺ dhe ndjekja e tij.
- Shoqërimi me njerëz të mirë e të zgjedhur.